Çdo javë 50 autobusë me të rinj nisen për Gjermani, qytetarët kanë një thirrje për politikanët

Uncategorized

E shtunë ora 08:00 e mëngjesit. Këto janë pamjet nga stacioni i autobusëve në qytetin e Tetovës. Vetëm sot për Gjermani janë nisur rreth 50 autobusë, e kjo situatë është duke u përsëritur çdo javë. Nga 30 deri në 50 autobusë nisen vetëm për në Gjermani, pa mos numëruar ato që nisen për në Zvicër, Itali, Austri e shtetet skandinave. Lot mes familjarëve dhe atyre që largohen, kush me familjen e kush vetë.

Por pse largohen nga Maqedonia e Veriut? Ata mes lotëve nuk duan të flasin para kamerave, janë të irrituar, ndërsa jetë më të mirë shohin vetëm jashtë vendit. Mesazhi i tyre për udhëheqësit mbetet gjithnjë i njëjtë, “Mallkimi”. Anketuam disa qytetarë të Tetovës të cilët thonë se mospasja e vendeve të punës dhe mos funksioni i sistemit të shtetit është një ndër shkaktarët që të rinjtë largohen nga vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.