Dardan Krivaqa U Rrααh Me Të Bυυrgosurit E Tjerë – Reagon Sherbimi Korrektues I Kosovës

Uncategorized

Në një reagim për media Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se Dardan Krivaqa po qëndron i vetëm në dhomë dhe nuk ka asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë. “Pas këtij shkrimi të publikuar, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, personi në fjalë pas pranimit në BSL menjëherë i është nënshtruar fazës së karantinimit, ku po qëndron i vetëm në dhomë dhe nuk ka asnjë kontakt me të bur gosurit e tjerë.

“Të gjithë të burgosurit trajtohen konform konventave ndërkombëtare, andaj SHKK u bën thirrje të gjitha mediave të kontaktojnë SHKK-në, t`i verifikojnë informacionet dhe mos të bien pre e dezinforatave të tilla, të cila kanë për qëllim zbehjen e imazhit dhe mundin e stafit të SHKK-së”, thuhet në reagimin e tyre. Dardan Krivaqa u arrestua nga Policia e Kosovës dy ditë më parë, si i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares M.O në Ferizaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.