Marigonë, shpirti i babit, unë nuk arrita të të mbrojë

Uncategorized

Marigonë shpirti i babit! Unë nuk arrita të të mbrojë shpirti im as edhe kur ti kishe nevojë. Shpirti im ti dole fluturim prej shtëpisë, si zog shtegtar atë mëngjes të hershëm me buza gazin tënd. Ah bija ime edhe kur fluturoje e unë kënaqesha nga gëzimi yt, sot më ndale frymën papritmas dhe më mbete si hije pranverore që shihet kudo.

Bija ime unë bëra sa munda të rrita me dashurinë për jetën, fëmijët e çka pata. Por sot ma preve shpirtin babit, jetën ma bëre vetëm dhimbje, dhimbje. Kur ishe e vogël, luaje rrugëve të shtëpisë, vrapoje në përqafim sa herë kthehesha prej punës me atë fytyrën engjëllore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.