Publikohen 10 lëndët penale të Dardan Krivaqës nga e kaluara “e errët” e tij, një rast e ka të papërfunduar

Uncategorized

Gjykata Themelore në Ferizaj, lidhur me deklarimet e publikuara në media se ndaj të dyshuarit kryesor D.K. për v rasjen e 18 vjeçares, janë 136 raste penale, njofton opinionin publik se ndaj të pandehuri D.K. sipas regjistrit elektronik të lëndëve ka të evidentuara gjithsej dhjetë (10) lëndë, prej tyre nëntë (9) të përfunduara, ndërsa vetëm një (1) është i papërfunduar.

Nga verifikimi i regjistrit elektronik të lëndëve SMIL i pandehuri D.K. është gjykuar me vendime të formës së prerë për veprat penale si vijon: Më 05.02.2021, është gjykuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, nën paragrafi 1.4 të KPRK-së për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëqindetetëdhjetë (180) ditëve, i cili vendim ka marr formën e prerë më 24.03.2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *