Mërgimtarët e ínfektuar në Kosovë kërkojnë të kthehen në Zvicër

Uncategorized

Radio Televizioni Zviceran (Radio Télévision Suisse – RTS) ka raportuar se ka kërkesa të mëdha të shtetasve zviceranë të infektuar me COVID-19 për t’u kthyer në Zvicër. Shumë prej kërkesave për kthim në Zvicër vijnë nga mërgimtarët në Kosovë, e cila po përballet me situatë të rëndë me koronavirus.

Një kërkesë e fortë për kthimin e të infektuarve me koronavirus u regjistrua në muajt korrik dhe gusht. Në total, qendra e thirrjeve urgjente Medicall organizoi 110 kthime, përfshirë 23 nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Nga këto 23 kthime, 18 kishin të bënin me pacientë me COVID-19, raporton televizioni zviceran.

Leave a Reply

Your email address will not be published.