Këto janë pronat dhe milionët për të cilat qeveria Haradinaj ka bërë shpronësimin në autostradën “Prishtinë-Pejë”(DOKUMENT)

Uncategorized

Ministri Financave Hekuran Murati përmes një konference për media ka njoftuar sot gjatë ditës se kanë gjetur që rreth 12 milionë euro më shumë janë propozuar të paguhen për shpronësimin e pronave për ndërtimin e rrugës “Prishtinë – Pejë”.

Sipas një dokumenti të cilin e ka prezantuar sot ministri Hekuran Murati, pretendohet se vlera fillestare që ishte propozuar nga departamenti i tatimit në pronë, që punon në kuadër të Ministrisë së Financave kap vlerën e pak mbi 31 milionë euro. Mirëpo sipas këtij dokumenti, në dhjetor të atij viti ishin ndarë 43 milionë euro apo 12 milionë euro më shumë nga ana e Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokave për këtë autostradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *