Mërgimtarët në Zvicër fajësojnë qeverinë: Në Kosovë pa distancë e pa maska, kaos total

Uncategorized

Bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër, kanë rrëfyer për gazetën “Blick”, eksperiencën e tyre gjatë pushimeve në Kosovë. Luan F., ka thënë se në Kosovë askush nuk iu ka përmbajtur rregullave për t’u mbrojtur nga coronavirusi, dhe për këtë tregon se ai dhe gruaja e tij ishin infektuar gjatë pushimit në Kosovë.

Tutje ai tregon se kunati i tij po ashtu i infektuar me COVID-19, është i shtrirë në spital në Prishtinë, dhe vazhdimisht ka nevojë për oksigjen. “Na u desh të vuanim për një javë. Gruaja ime dhe unë kishim Corona. Dhemb kudo! Tani jemi kthyer në Zvicër. Kunati im është ende në spital në Prishtinë dhe ka nevojë për oksigjen 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë”, thotë bashkatdhetari në një intervistë për Blick.

Leave a Reply

Your email address will not be published.