A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?

Uncategorized

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj gjobave që po iu shqiptohen qytetarëve nga policia për masat antiCOVID të cilat kanë hyrë në fuqi nga e hëna. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i AAK-së tha se ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz dhe jo se si u gjobitën e u dënuan.

“A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar! Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz? A keni kufi dhe a doni me zbritë në tokë ndonjëherë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *