Shqipëria edhe Serbia do të ndryshojnë kufijtë, kështu do të zgjidhet çështja e Kosovës

Uncategorized

Profesori i Qendrës për gjeo-politikë në Universitetin e Kembrixhit, Timothy Less ka thënë se “në fund edhe Mali i Zi, BeH dhe Kosova do i qasen ‘Ballkanit të Hapur”, “Shqipëria edhe Serbia do t’i kenë duar të lira të ndryshojnë kufijtë, ashtu do zgjidhet çështja e Kosovës”.

Ai konsideron se në mungesë të anëtarësimit në BE, Shqipëria dhe Serbia do kenë duar të lira të “flasin” për ndryshime të kufijve dhe ashtu në atë mënyrë të zgjidhet çështja e Kosovës, ka thënë ai për “Kosovo-online”. Në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit nuk do ketë përparime, të paktën jo afat-shkurta sepse “Evropianët refuzojnë të flasin për çështjet e vërteta – kufijtë dhe territoret”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *