Ish eprori i UÇK-së! Qe qysh jan bo milionera Komandantët patriota!

Uncategorized

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sot ka treguar detaje të reja rreth keqpërdorimit me shpronësime, të qeverisë Haradinaj të cilës i ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Në një postim në Facebook Murati ka treguar se si toka që ishte privatizuar me 6 euro arin nga AKP-ka ishte vlerësuar 600 fish më shumë në procesin e shpronësimit.

E këto dallavere me toka gjatë privatizimit dhe shpronësimeve i ka komentuar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari. Miftari përmes një postimi në Facebook, shprehet se Ramush Haradinaj ia paska kalu edhe Sami Lushtakun me çmim për privatizimin e tokave të shtetit. Sipas tij, Samiu e ka ble 50 euro, kurse e ka shitur 7 mijë euro, ndërsa Ramushi e ka ble për vetëm 6 euro arin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.