A janë mjaftueshëm 100 milionë euro për Ushtrin e Kosovës? Çka mendoni

Uncategorized

Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 milionë euro nga buxheti i Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kjo ndarje parashihet të ndahet në Korniza Afatmesme të Shpenzimeve 2022-2024, ku buxheti i ministrisë së Mbrojtjes për herë të parë do të jetë mbi 100 milionë euro.

A është i mjaftueshëm ky buxhet dhe ku duhet të koncentrohet ky buxhet, Eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi për lajmi.net u është përgjigjur këtyre dilemave.Sipas Ibishit, kjo ndarje buxhetore nuk është e mjaftueshme për FSK-në, por që sipas tij është një ndarje që përmbush kërkesat e aleatëve të Kosovës, shkruan lajmi.net.“Nuk është i mjaftushëm, por është një ndarje e konsiderueshme drejt asaj që kërkohet nga autoritetet e NATO-s, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga shumë aleatë.

Ne SHBA-të i kemi aleatë dhe normal në bazë të vlerësimeve dhe kërcënimeve deri tash, kërcënimeve që vijnë nga terrorizmi dhe Rusia e vendet e tjera që paraqesin destruksion në sistemin global por edhe rajonal të sigurisë.”, tha Ibishi për lajmi.net.Ibishi, këto ndarje i sheh si tendeca për rritur në 2 për qind por, që sipas tij kjo ndarje ka rritje vetëm 1,3 për qind, e cila për Ibishin nuk është e mjaftueshme në kohën kur FSK-ja është në fazën e tranzicionit për ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore për infrastrukturen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *