Driton Ajazaj Nuk Beson Se Lladrovci Ka Biseduar Në Telefon Me Thaçin Në Hagë: Ai Dyshohet Se Është Dëshmitar Kundër Tij E Veselit

Uncategorized

Kandidati për kryetar të Drenasit nga Demokratët për Drenasin, Driton Ajazaj, po vlerëson se kundërkandidati i tij, Ramiz Lladrovci, ka humbur besimin e qytetarëve në balotazh.
Ajazaj deklaroi se Lladrovci po gënjen se e ka marrë mbështetjen e ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, nëpërmjet një bisede telefonike nga Haga.

“Zotëri Lladrovci duke nuhatur humbjen që është duke e pritur më 14 nëntor është duke u orvatur dhe manipuluar. Por, qytetarët nuk i besojnë më. Në asnjë mënyrë nuk besojmë se ka biseduar pasi ata [ish-krerët e UÇK-së që janë duke u gjykuar në Hagë] i kanë të kufizuara thirrjet telefonike – askush nuk i beson më Lladrovcit bile javë më parë e demantoi veten për këtë gjë”, tha ai në Klan Kosova.
Ajazaj mes tjerash vlerëson se Lladrovci dyshohet të jetë dëshmitar kundër tyre në Hagë.

“Nuk i di raportet e tyre personale por përfolet se ky mund të jetë njëri nga dëshmitarët e tyre dhe për mua është e pakuptimtë që të thirret në biseda telefonike kur i dalin dhjetëra incizime ku ky mund të jetë dëshmitar potencial kundër tyre. Kam dëgjuar se më 19 nëntor 2019 ka qenë në Hagë në cilësinë e dëshmitarit por se çfarë dëshmitari duhet ta tregoj ai vetë. Nuk ka mundësi që të ketë kontakte – është mashtrim publik që po tenton ta bëjë por do të humbet”, deklaroi Ajazaj.

Biseda ishte e rastit, ishte thirrje nga z. Thaçi. Ishte e papritur, prandaj e kam quajtur edhe ndër bisedat më emocionale në jetë. Ishte hera e parë që kam biseduar me të prej se ndodhet në Hagë, ndërsa pas përshëndetjeve, pyetjeve për shëndetin e të gjithëve atje, vazhdova si bisedë që bëhet me shokun, ndërsa ai më pyeti rreth situatës këtu, të cilën e përcolli me mesazhin, “je i pathyeshëm, veç vazhdo”, shpreha falënderim me dëshirat për ta pritur sa më parë në Kosovë”, ka thënë Lladrovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published.