




Shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar kanë bërë që makina e shqiptarit të gjendej përpara kamionit dhe të mos kishte mundësi shpëtimi.
32-vjeçari udhëtonte me një Audi A5 ngjyrë të bardhë, por përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa shqiptari ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.I riu jetonte vetëm në Lonato. Siç shkruajnë mediat italiane, ai ka lënë dy prindërit, të cilët jetojnë në Shqipëri.




