Gashi i LDK-së tregon se kush i tha ta rrëzojnë Kurtin për 7 ditë

Uncategorized

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së në Kuvend, Arben Gashi, ka treguar se ish i Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u kishte dhënë LDK-së 7 ditë kohë që ta rrëzojnë qeverinë Kurti 1.
Ai tregon se ka pasur mesazh të qartë nga Grenell drejtuar LDK-së për këtë çështje dhe se sa herë kalonin ditët pa ndodhur gjë, presioni rritej.

“Ne kemi pasur në mënyrë të saktë dhe të qartë të shkruar se kemi 7 ditë për të rrëzuar qeverinë. Dhe cdo ditë ka ardhur mesazh, 7, 6, 5 nuk ka asgjë të re dhe mezi i kemi nxjerrë tri ditë të reja. E ka thënë vetë ambasadori amerikan se ata kanë bërë presion për ta rrëzuar”, thotë Gashi në Kanal 10.Ai tutje shton se qasja e Qeverisë Kurti është arrogante ndaj opozitës. Ai thotë se sa herë që dalin me propozime në Kuvend, marrin akuza nga pozita por që thotë se sjellje të tilla të dërgojnë drejt rënies së besimit nga populli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *