




Prokuroria e Gjykatës speciale në Hagë ka njoftuar se do të ketë 327 dëshmitarë në gjykimin e Hashim Thaçit dhe tre të bashkëakuzuarve të tjerë.Ata akuzohen kryesishtë për krime kundër shqiptarëve, në Kosovë dhe Shqipëri, 1998-99. Së bashku me Thaçin akuzohen Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.Siç u tha nga kjo gjykatë, në sallën e gjyqit do të dëshmojnë drejtpërdrejt shumica e dëshmitarëve nga lista paraprake, të cilën prokurorët ia dorëzuan mbrojtësve të të akuzuarve.





Prokurorët planifikojnë të paraqesin me shkrim deklaratat e rreth pesëdhjetë dëshmitarëve në prova.Avokati i Veselit, Ben Emerson, paralajmëroi se kjo do të thotë se gjykimi “nuk mund të fillojë gjatë vitit 2022” për shkak të numrit të madh të dëshmitarëve, dëshmitë e të cilëve mbrojtja do të duhet të hetojë.




