Po Përhapet Me Shpejtësi Vala E Re E C 19 Në Kinë

Uncategorized

Vala e re e pandemisë C19 në Kinë po përhapet me shpejtësi, tha një zyrtar shëndetësor, me autoritetet që bëjnë thirrje për vigjilencë të shtuar në porte mes rasteve në rritje, në një qytet në kufirin verilindor të vendit. Rreth 377 raste me simptoma të konfirmuara janë regjistruar nga data 17 deri më 29 tetor, sipas të dhënave nga Komiteti Kombëtar i Shëndetësisë.Kina është përballur me një sërë shpërthimesh pandemike këtë vit pasi kufizoi ashpër përhapjen e ko ronavirusit në mbarë vendin në fillim të vitit 2020. Numri i rasteve mbetet i ulët në krahasim me vendet e tjera.

Megjithatë, ndërsa pjesa tjetër e botës po eksploron mënyra për të bashkëjetuar me koronavirusin, Kina ka mbajtur një politikë të tolerancës zero dhe po bën thirrje për vigjilencë në zonat e saj kufitare dhe portet për të parandaluar rastet e hyrjes së udhëtarëve në territorin e saj.“Në 14 ditët e fundit,14 rrethe provinciale kanë raportuar raste të reja të transmetimit vendas ose bartës asimptomatikë të virusit,” tha sot zëdhënësi i Komisionit Mi Feng.

Leave a Reply

Your email address will not be published.