Saqipi: Lugina e Preshevës nuk do lëmoshë, ajo kërkon zgjidhje

Uncategorized

Lajmi për miratimin e projektligji të buxhetit të Kosovës për vitin 2022 dhe parashikimin se nga ky buxhet për Luginën e Preshevës, në formë donacioni do të jepen 2 milionë euro për Luginën e Preshevës, ka zgjuar reagimin e politikanëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile në Bujanoc dhe rrethinë.Lidhur me këtë vendim, i cili nga shumëkush u vlerësua historik, reagoi Koordinatori i shoqërisë civile, publicisti dhe analisti politik, Nexhmedin Saqipi, i cili tha, midis tjerash:

“Lugina e Preshevës, nuk do lëmosh, ajo kërkon zgjidhje të statusit të saj politik. Ndihmat janë të përkohshme, kurse problemet e shqiptarëve në Serbi, janë të përditshme dhe të përhershme. Klasa politike, jo e gjitha, natyrisht se një vendim të tillë të Qeverisë Kurti e quajnë historik, sepse përfitojnë nga ky donacion i mirëseardhur për to dhe militantët partiak.

Kështu kanë përfituar edhe më herët dhe u ka mbetur ëmbël, ngase 500 milionët e këtij viti dhe disa mijëra euro të tjera, të cilat i morën pushtetet lokale, i avulluan sikur të mos kishin qenë fare. Ata para nuk i panë e as i shijuan qytetarët edhe këto nëse jepen vitin e ardhshëm nuk do t’i shohin”, u shpreh me skepticizëm Koordinatori Saqipi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.