“Sot është një ditë historike”/ Këshilltari i Konjufcës “godet” ish-presidentin Thaçi – ja çka i kujton

Uncategorized

Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit të Kosovës Glauk Konjufca, ka ironizuar me ish-presidentin Hashim Thaçi.
Tali ka kujtuar se ish-presidenti Thaçi, tri vjet më parë kishte shpërndarë një shkrim, ku thuhej se “veriu i Kosovës do t’i takonte Serbisë”, përcjell Bota sot.
“Sot është “një ditë historike”. Para tri viteve, ish presidenti, pasi që loboi sa mundi për shumë muaj, shpërndau një shkrim të sponzoruar ku thuhej se “veriu i Kosovës do t’i takojë Serbisë””, ka shkruar Tali në një postim në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.