Vjen Lajmi I Zi, Serbia Do Të Dalë Në Detin Adriatik Në Shqipëri?!

Uncategorized

Serbia donte të plotësonte ëndërrën e saj të vjetër, daljen në detin Adriatik nëpërmjet trojeve të shtetit shqiptar.Mirëpo, fuqitë e Antantës nuk e pranuan kërkesën e Beogradit për të hyrë ushtarakisht në Shqipëri, as në muajt e parë të konfliktit botëror dhe as në fillim të vitit 1915.Megjithatë, qeveria e Beogradit vendosi t’i shtinte në dorë këto territore dhe të dilte në Durrës, duke synuar të forconte këtu edhe pozitat shumë të tronditura të aleatit të vet, të Esat Toptanit.

Për përgatitjen e këtij agresioni qeveritarët serbë nisën të grumbullonin në fillim të muajit maj forca të shumta në Prizren dhe akoma më shumë në sektorët e Ohrit e të Dibrës, prej nga mësynë në Shqipërinë e Mesme.Pas disa përleshjesh të ar matosura thyen forcat kryengritëse të Haxhi Qamilit dhe arritën deri në afërsitë e Durrësit, duke e shpëtuar E. Toptanin nga rrethimi disamujor.

Për shkak të protestave energjike të Italisë forcat serbe nuk hynë breda në Durrës.Në këtë rast qeveria e Beogradit duket se iu përmbajt marrëveshjes me qeverinë e Athinës të majit 1913, sipas së cilës vija e kufirit, që ato kishin caktuar në Shqipëri, do të ishte pikërisht lumi Shkumbin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *