




Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se e ka kuptuar mesazhin nga Kroacia lidhur me vendimin për ndërtimin e një kampi ushtarak në Kosovë.
“Natyrisht, ne duam marrëdhënie fer me të gjithë në rajon, specifikisht me Kroacinë. Këto deklarata nuk janë shprehje e respektit për Serbinë, do të provoj të jem i butë.





Kur e thua atë, nuk mund të pretendosh që nuk e di se ne e konsiderojmë atë territor tonin, dhe se serbët atje mbajn në mend vuajtjet tragjike”, u tha Vuçiq gazetarëve, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.
Ai pyeti pse dikush kishte nevojë të merrte pjesë në atë, në vend që të refuzonte ofertën e KFOR-it.




