Zëri i mekur i Memli Krasniqit!

Uncategorized

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, nuk ia ka dal të gjejë rrugën apo komunikimin e duhur, për ta drejtuar partinë, pas shpartallimit që e pësoi në zgjedhjet nacionale.
Pavarësisht që PDK-ja, bazuar në numrin e votave për asamblistë dhe me disa fitore në disa komuna, si në Mitrovicë, apo sigurimin e balotazhit, rezultatet e saj, nuk kanë të bëjnë me lidershipin e saj, përkatësisht me kreun e saj, Memli Krasniqin.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, është munduar që të jetë mjaft i pranishëm në tubime të rëndësishme të fushatës zgjedhore të partisë, gjithashtu të jetë i pranishëm në media, por ende nuk ia ka dalë të krijojë imazhin e një udhëheqësi, i cili premton për subjektin e tij suksese.
Për dallim nga ai, kandidati i PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili, me modelin e fushatës që e ka bërë, të nisur shumë kohë para fillimit të saj zyrtar, ia ka dalë, që të arrijë një nga rezultatet më të mira të PDK-së në Prishtinë, edhe pse nuk ia doli të hyjë në balotazh, për shkak të figurës impozante të Përparim Ramës, kandidatit të LDK-së.

Ky rezultat i Ismailit dhe mungesa e dëshmimit të një udhëheqësi të fuqishëm në PDK, zbrazëti e krijuar kjo nga arrestimi prej gjykatës speciale, të dy figurave qendrore të kësaj partie, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, i ka shtyrë disa ta mendojnë apo projektojnë ardhjen e një lideri të ri në këtë parti.
Kështu sipas Demush Shashës nga Instituti “EPIK”, rezultati i zgjedhjeve lokale “te PDK-ja është interesant sepse kjo e bën Uran Ismailin, personin më pozitiv për të udhëhequr me PDK-në”.

Rezultati i zgjedhjeve lokale, nuk është aq meritë e dy partive opozitare, sa është pasojë e faktit se Vjosa Osmani dhe mbështetësit e saj, nuk ishin më të përshirë në përkrahje të Vetëvendosjes, pastaj e rënies së interesimit për votim nga diaspora, dhe të gabimeve në qeverisje dhe vendimmarrje nga Vetëvendosja, si dhe kandidimi i disa personave të gabuar në disa qytete.

Megjithëse udhëheqja e PDK-së, nga Memli Krasniqi, pas udhëheqjes së gjatë nga dyshja, Thaçi-Veseli, është një zhvillim shumë pozitiv në këtë parti, që i ka hapur derë, pastrimit të saj nga njerëz të inkriminuar rëndë, nuk duket se do të ketë rehati në këtë parti, deri në zgjedhjen e një lideri më karizmatik, e më të suksesshëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published.