A u luftua korrupsioni në Prizren siç thoshte Kurti? Përgjigjet Haskuka

Uncategorized

Kryetari aktual i komunës së Prizrenit, njëherësh kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kësaj komune Mytaher Haskuka ka vlerësuar se gjatë mandatit të tij ka arritur ta luftojë korrupsionin në Prizren.Haskuka ka thënë se për një periudhë prej 6 muajve kanë dërguar në Prokurori dhe në Gjykata 50 dosje dhe 7 kallëzime penale.

“Për gjashtë muaj kemi dërguar 50 dosje dhe 7 kallëzime penale në prokurori dhe gjykata. Komuna e Prizrenit u ka dhënë çelsat 17 familjeve për banesa sociale dhe ka pasë shumë parregullësi aty, i kemi dërguar në Prokurori. Kemi dërguar një arkiv të gjendjes civile, arkiva elektronike, arkivat kanë qenë katastrof. Kërkova nga IT të ma instalojë edhe mua, më tregoi që arkiva nuk eksizton. Kemi pasë edhe kallëzime të tjera penale”, ka thënë Haskuka.

Në pyetjen e gazetarit se a vlerëson që e ka “mbytur” korrupsionin në Prizren, ashtu siç deklaronte kryeministri Kurti se “Me Mytën do ta mbysin korrupsionin”, Haskuka u përgjigj shkurt me “Po”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.