Danezët paraqesin hartën pa Kosovë, serbët çarten

Uncategorized

E gjithë bota e di se ku është shteti i Kosovës.Klubi nga Danimarka, Midtjylland, për mrekulli e ka paraqitur hartën dhe serbët i ka çartur keq! Danezët paraqesin realitetin.Midtjylland paraqet hartën e Serbisë ashtu si duhet, ndërsa serbët të revoltuar në klubin danez, llomotisin ashtu siç është sojit i tyre.“Klubi i futbollit Midtjylland ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram hartën e Serbisë pa provincën jugore serbe të Kosovës dhe Metohisë.

Përkatësisht, klubi danez ka bërë një kuiz për tifozët e saj në rrjetet sociale para udhëtimit për në Beograd dhe ka provokuar ‘Delijen’ për një çështje me hartën e Serbisë.Ata i prekën në një plagë të dhimbshme – territori i vendit tonë është paraqitur në atë hartë pa provincën jugore serbe të Kosovës dhe Metohisë”, shkarravit media serbe “Kurir”, e njohur për propagandë të fëlliqur.Ekipi danez ndeshet me klubin famëkeq Cërvena Zvezda, në kuadër të Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *