Dorëheqja e Zaevit, Maqedonia e çon këtë zyrtar në Serbi për takimin me Ramën dhe Vuçiqin

Uncategorized

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov ka mbërritur në Beograd, ku nesër do të marrë pjesë në bisedimet në kuadër të nismës Ballkani i Hapur.Dimitrov është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” nga ministrja serbe për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimoviq.

Në një prononcim për Tanjug pas uljes në aeroportin e Beogradit, Dimitrov tha se Maqedonia e Veriut, përkundër dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev pas zgjedhjeve lokale, është plotësisht e përkushtuar ndaj iniciativës Ballkani i Hapur.

“Po vij në kohën kur siç e dini kanë përfunduar zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë lënë pasoja, madje në një farë mënyre krizë politike. Është e rëndësishme që ne si shtet të dërgojmë një sinjal si shtet dhe qeveria, plotësisht të përkushtuar ndaj iniciativës që lindi në Ballkan dhe që synon mbi të gjitha Ballkanin Evropian”, tha Dimitrov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *