“Fuçia e barutit”/ Skenari serbo-rus kundër Kosovë – Doktori i Shkencave të Sigurisë flet për armatimin e FSK-së

Uncategorized

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ndarë 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës.Kështu ka njoftuar Kurti në prezantimin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2022 tha se “kësi buxheti nuk ka pasur kurrë”.“Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor, andaj për herë të parë kemi ndarë buxhet prej 100 milionë eurosh apo 1,3 për qind të bruto produktit vendor. E synimi është që brenda mandatit ta sjellim 2 për qind të bruto produktit vendor, aq sa e kërkon standardi i NATO-s”, tha Kurti në prezantimin e planit buxhetor për vitin 2022.

Kjo shumë e ndarë për Ushtrinë e Kosovës, është më e madhja që i është ndarë ndonjëherë Forcës së Sigurisë së Kosovës.Në kohën kur Kosova po kërcënohet pothuajse çdo ditë nga Serbia e Rusia, forcimi i Ushtrisë është shumë me rëndësi.Së fundmi, Kosova është kërcënuar edhe nga qeveria ruse përveç asaj serbe.

Edhe në kohën kur kryeministri shqiptar Edi Rama po shpeshton takimet e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, një takim që sonte është duke e zhvilluar në Serbia, kjo e fundit, nuk ndalet me kërcënimet ndaj Kosovës.Qeveria ruse, ka paralajmëruar një konflikt të afërt në Ballkan për Kosovën.Maria Zaharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, ka deklaruar se “fuçia e barutit” siç është quajtur gjithmonë Ballkani, është ndezur dhe është gati të shpërthejë.

Zaharova ka bërë një deklaratë në faqen e saj, në rrjetin social Telegram, ku thekson se Perëndimi po kontribuon në përkeqësimin e situatës në Ballkan, prandaj ekstremistët e Kosovës në çdo moment mund të provokojnë konflikt në gadishull.“Situata në Ballkan po përkeqësohet, fitili i fuçisë ballkanike të barutit mund të ndizet në çdo moment për shkak të veprimeve të ekstremistëve të Kosovës, me bashkëfajësi apo inkurajim të drejtpërdrejtë të padronëve perëndimorë”, shkruan Zaharova.

Duhet theksuar se, ushtria serbe së bashku me atë ruse po vazhdojnë të stërviten në Serbi tash e një vit.Skenari serbo-rus parashikon një ndërhyrje të shpejtë ushtarake në komunat e veriut, ku përveç xhandarëve serbë të kazermës së Vranjës, pritet të përfshihen edhe trupa ruse që janë instaluar në Nish, në mënyrë që KFOR të mos veprojë, pasi mund t’i druhet një konflikti me Moskën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.