‘Kosova ka hyrë në krizë, duhet pako mbështetëse për qytetarët’

Uncategorized

Bazuar në të dhënat që Expose ka paraqitur në pjesën e parë të dokumentarit për inflacionin në Kosovë, vlera e shprehjes së tij në përqindje deri në muajin shtator ishte 4.9%, që nënkupton rritjen më të madhe të inflacionit në dekadën e fundit.Inflacioni është një term që tregon rritjen e përgjithshme të ofertës monetare në një ekonomi të caktuar.Një nga efektet që mund të shoqërojë inflacionin është edhe rritja e çmimeve në treg, gjë që tani po konsiderohen si më të lartat në historinë e pasluftës.

E njëjta është evidentuar edhe në të dhënat e e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, që janë paraqitur në pjesën e parë të këtij dokumentari, ku është shpjeguar në detaje nga akterët, arsyeja e ngritjes së cmimeve, dhe ajo cfarë e pret vendin në rast të mos veprimit nga shteti.Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Safet Gërxhaliu, tha për dokumentarin Expose, se vendi ynë tashmë është në krizë.Gërxhaliu tha se duhet të ketë pak mbështetëse për qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.