Një vit që nga zgjedhja e Biden president, Albin Kurti tregon pse është fat i mirë për Kosovën

Uncategorized

Më 3 nëntor të vitit 2020, miku i madh i shqiptarëve, Joe Biden u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.E sot kur janë bërë pikërisht një vit që kur Biden u zgjodh president i SHBA-së, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në facebook ka shkruar se zgjedhja e Bidenit është fat i mirë për Kosovën.

“Sigurisht, z. Biden, edhe atëherë, nuk ka qenë i panjohur për ne: për dekada me radhë, si senator e pastaj si zëvendëspresident, Joe Biden ka qenë ndër avokuesit më të zëshëm dhe më të zellshëm për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan, e sidomos të shqiptarëve të Kosovës kundër regjimit të Millosheviqit. Është fat i mirë i Republikës së Kosovës, pra, që, si president i aleatit më të rëndësishëm të shtetit tonë, është zgjedhur miku ynë i provuar për vite me radhë”, shkruan ndër tjerash Kurti, përcjellë “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.