“Open Balkan” në Beograd/ Mungon përsëri Kosova, reagon zyra e kryeministrit Albin Kurti

Uncategorized

Në takimin e gjatë të “Open Balkan” që mbahet në Beograd, Kosovë përsëri do do të mungojë.Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka deklaruar se nuk ka pasur një ftesë.Më tej është përsëritur qëndrimin se nisma “Open Balkan” është një nismë pa vizion për rajonin dhe se nismat rajonale duhet të kenë prezencën e BE-së.

“Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ apo ‘Open Balkan’ është nismë pa vizion për rajonin. Nisma të tilla rajonale duhet që ta kenë BE-në brenda, sikurse në rastin e Procesit të Berlinit, kur përveç prezencës së BE-së, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen të barabarta. Për këtë angazhohet Kosova. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar në përgjigjen për News24, Kryeministria e Kosovës.

Mësohet se takimet do të zhvillohen ditën e nesërme, ndërsa sonte do të ketë një darkë informale nga mikpritësi, presidenti serb Aleksandër Vuçiç.Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Beograd pasditen e sotme.Delegacioni shqiptar është pritur me një ceremoni zyrtare në aeroportin e Beogradit.Mediat serbe kanë publikuar foto të kryeministrit Rama i cili takohet me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *