Plani serbo-rus për ndarjen e Bosnjës, zbulohet se çfarë është planifikuar për veriun e Kosovës

Uncategorized

Miftari: Të mbrohemi e të luftojmë nëse preket integriteti territorial i shtetit tonë
Kohëve të fundit, situata në Bosnje dhe Hercegovinë është tensionuar. Kështu vlerësojnë edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian.Në anën tjetër, udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, vazhdimisht është duke kërcënuar me ndarjen e Republikës serbe.Lidhur me këtë situatë, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka thënë se situata në Bosnjë është para shpërthimit.

Gjithashtu, ai ka treguar se çfarë është duke bërë Rusia dhe Serbia në Bosnje me ndihmën e kreut të Republikës Srpska dhe anëtarit të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik.“Situata në Bosnje është para shpërthimit, ka disa vite që Milorad Dodiku është radhit si marionetë e Vladimir Putinit dhe Aleksandër Vuçiqit.

Mos të harrojmë se Republika serbe e Bosnjës ka trajnuar dhe armatosur brigadat të tëra kinse të policisë, në fakt janë ushtri e rregullt me instruktorë rusë dhe armatim rus, plus në nxitim Serbia është duke zbatuar instruksionet ruse, po ndërton një aeroport kinse civil, por në fakt po ndërton një aeroport ushtarak, ku në rast eskalimit të situatës me NATO-n.

Shteti rus i ka premtuar ndihmë ushtarake Republikës Serbe dhe Serbisë. I vjen era konflikt pasi hapur Serbia dhe Rusia po e nxisin prijësin serb të Bosnjës Serbomadhin Milorad Dodikun ta bëjë Bosnjën shtet jo funksional dhe ta pengojë në çdo mënyrë e me çdo kusht hyrjen e Bosnjës në NATO, pasi nëse ky shtet hyn në NATO, atëherë hiqet rreziku i ndarjes së këtij të fundit”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.