Rama pritet me darkë dhe verë të kuqe nga “vëllai” në Beograd, deklarohet Vuçiq

Uncategorized

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet ditën e sotme në kryeqytetin serb, Beograd ku të enjten do të mbahet takimi i radhës i nismës Ballkani i Hapur.Duket se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq nga ana e tij ka organizuar një mikpritje të ngrohtë për Ramën, teksa ka organizuar një darkë ku ka qenë edhe Rama i pranishëm.

Së bashku me të në darkë janë të pranishëm edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov si dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.Fotoja është bërë publike në rrjetin social Instagram, ku presidenti Vuçiq shkruan me krenari për verën që u ka ofruar miqve nga Ballkani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *