Rusia duhet ndalur në Ballkan! Perëndimi duhet të ndërhyjë shpejt

Uncategorized

Rusia duhet ndalur në Ballkan. Pretendimet për ringjallen e sovjetizmit rus, nga Putini, duket se do ta çojnë Ballkanin drejt konfliktit. Pas nxitjes së serbëve në Bosnje drejt ndarjes, së bashku me Beogradin, Rusia, po përpiqet ta arrijë këtë në Kosovë. Dështimi i Rusisë në vitin 1999, që ta mbronte regjimin fashist të Milloshevçit, e ka kthyer atë në një objektiv të jashtëzakonshëm për hakmarrje, dhe njëkohësisht për të zgjeruar ndikimin e saj, të tkurrur dukshëm pas rënies së Murit të Berlinit, dhe të tërë një sistemi diktatorial në euroazi.

Përpjekjet e Rusisë për ndërhyrje në Kosovë u provuan, në ditët kur Qeveria e Kosovës nisi vendosjen e rendit dhe ligjit në veri, u ballafaqua gati me shpërthim dhune, nga bandat e orkestruara nga shërbimi sekret i Serbisë, dhe në përkrahje të hapur të Rusisë. Kjo u vërtetua me vizitën që i bëri ambasadori rus në Serbi, forcave ushtarake serbe në një bazë në afërsi të veriut të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *