U raportua se SHBA i refuzoi vizën, kështu reagon Albin Kurti

Uncategorized

Disa media në Kosovë kanë raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë refuzuar vizën kryeminsitrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit.E ky lajm u përhap menjeherë edhe në mediat serbe.“Amerikanët refuzuan Kurtin”, shkroi media serbe B92.Por menjeherë pas publikimit të këtij lajmi, përmes një postimi në facebook reagoi kryeministri Kurti, pikërisht me një postim që lidhej me Amerikën.Kurti ka zgjedhur urimin për një vjetorin e zgjedhjes president të Joe Biden, si mënyrën për tu kundërpërgjigjur këtyre raportimeve.

“Fitorja historike e presidentit Biden më 3 nëntor 2020, i ka paraprirë edhe fitores historike të Lëvizjes VETËVENDOSJE! më 14 shkurt 2021, me një program të bazuar në parimet e drejtësisë, barazisë dhe zhvillimit, një program jo shumë larg atij mbi të cilin kandidati Joe Biden ka kërkuar dhe fituar besimin e një shumice të madhe të votuesve amerikanë.

Në këtë mënyrë, dy palë zgjedhjet, ato më 3 nëntor dhe ato më 14 shkurt, dëshmuan se ajo çka i lidh më thellësisht republikat tona, nuk janë interesa të ngushta gjeopolitike, por parime dhe vlera demokratike. Me rastin e përvjetorit të zgjedhjes së tij, i uroj sërish presidentit Biden suksese e punë të mbarë”, ka shkruar ndër tjerash në postimin e tij Albin Kurti.

Raportimet për refuzimin e vizës së kryeministrit Kurti nga SHBA, i ka mohuar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
“Nuk është e vërtetë. Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, deklaroi Kryeziu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.