Arditi bën deklaratën e fortë, ia vë fajin Fifit për largimin e tij nga BBV

Uncategorized

Arditi ishte i eliminuari i mbrëmjes së kaluar. Ai la përfundimisht shtëpinë e ‘’BBV’’, largim për të cilin nuk heziton të shprehë keqardhjen.

‘’I kam dhënë shumë asaj shtëpie dhe nuk e meritoja të largohesha’’, tha ai.

Arditi tregoi se ndihet i penalizuar nga Fifi, pasi nëse do të kishte një eliminim përballë Granitit, fati i tij do të vijonte tërësisht ndryshe.

‘’Jam kurioz ta di pse, por realisht mendoj se Fifi është arsyeja e largimit tim’’, tha ai.

Arditi tregoi gjithashtu se nuk do të ndryshonte asgjë nga e gjithë eksperienca e tij.

Sipas këngëtarit fitorja do mund të ndahej mes Arjolës ose Ilirit.

Analiza e tij u mbyll me një deklaratë të bukur për Beniadën: “Diçka ndryshoi pas rikthimit tim herën e parë. Kemi vendosur që njohja jonë do të vazhdojë jashtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.