“Është tallur me mua”, Arjan Konomi përlotet si rrallëherë në Përputhen

Uncategorized

Pas të gjithë ngjarjeve që ndodhën mbrëmjen e sotme në “Për’puthen Prime”, e pasi Hyseni tregoi se ka qenë i lidhur me Alvisën, që kur ai u fut në program, opinionisti Arjan Konomi është prekur shumë dhe ka shpërthyer në lot.

“Është tallur me mua, me produksionin, me publikun, me djemtë. Ke thënë kaq herë që je e vërteta, e vuajtura. Po moj po, je e vetmja po për shumë gjëra të tjera. Nuk kam çfarë them. E kuptoj që janë dy njerëz të dashuruar. Kam qenë viktima. Nuk di çfarë të them. U preka dhe duke dëgjuar Hysenin. Alvisa do dhe dashurinë, dhe famën, dhe televizionin, dhe Hysenin”, tha Arjani.

Në një moment, ai la edhe studion që të qetësohej dhe kur u kthye u shpreh: “Situata është shumë e rëndë, gabimi shumë i rëndë. Më vjen keq që Hyseni ka qenë i përfshirë në këtë. Alvisa nuk ka më vend këtu”, tha opinionisti.

Edhe vetë konkurrentja tha se do të largohej, megjithatë, produksioni ende nuk ka vendosur lidhur me qëndrimin e saj në program.

Leave a Reply

Your email address will not be published.