Flet pronari i lokalit ku luajtën bilardo Kurti dhe Vitia

Uncategorized

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën Arben Vitia dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Rama u ftuan që të garojnë në një lojë në bilardo.

Ftesën ua bëri pronari i “Shooters” ku ditë më parë kryeministri Albin Kurti bashkë me Arben Vitinë kanë realizuar një xhirim fushate.

Bersant Gashi tregoi se Albin Kurtit iu deshën goxha gjuajtje për ta qëlluar topin që mban numrin e datës së zgjedhjeve.

Sipas tij deri në 10 gjuajtje janë bërë deri në realizimin e asaj që është publikuar.

Gashi, që thotë se topi me numrin 14 ishte kërkesë specifike, tregon se Kurti nuk ishte edhe aq i mirë në këtë fushë ndryshe nga Vitia që ky thotë se ia lëshoi lojën shefit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *