“Jemi mërzit boll për të”, flet babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Uncategorized

Djali i tij Hashim Thaçi po mbahet në parabu rgim në Hagë së bashku me bashkël uftëtarët e tjerë, ndërkohë Haxhi Thaçi jep mesazhin e besimit se ata do të kthehen fitimtarë nga ky proces.

“Jena mërzit boll, jemi mërzit boll për të”. Këto ishin fjalët e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi sot kur u bë një vit nga dorëzimi në qendrën e parabur gimit në Hagë. Sipas Haxhi Thaçit, mbajtja e ish-krerëve të UÇK’së në Hagë është e padrejtë dhe drejtësia do të triumfojë së shpejti.

“Unë mendoj se do të lirohet së shpejti sepse janë të pafajshëm tanë. Të fortë janë kanë edhe kanë me kanë. Ku të qëllojnë ata kanë me kanë të fortë”, shtoi ai për RTK’në.

Thekson se l ufta dhe gjithë veprimtaria e djalit të tij e bën të ndihet krenar.

“Është në b urg për këtë Atdhe”, theksoi Haxhi Thaçi.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë paraqitjes së tij të parë në Hagë, ishte deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për k rime l ufte dhe k rime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara.

Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit kanë të bëjnë me k rime l ufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, t orturës dhe v rasjes së paligjshme dhe k rimet kundër njerëzimit të b urgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, t orturës, v rasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Sipas aktakuzës, k rimet dyshohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore “dhe u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në l uftime”.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë k rimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto k rime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Leave a Reply

Your email address will not be published.