Bora dhe Donaldi janë pajtuar/ Ja çfarë bën vëllai i tij për kunatën, i ktheu…

Uncategorized

Siç tashmë dihet, artisti Donald Veshaj është një ndër banorët e “Big Brother VIP”. Përgjatë kësaj kohe llogaria e tij në Instagram është menaxhuar dhe vazhdon të menaxhohet nga vëllai i tij, Romeo.

Ditën e sotme Romeo ka publikuar në llogarinë e Donaldit videon më romantike të momentit. Ai ka ndarë me ndjekësit fragmentin kur Donaldi vendosi brenda një kutie ëmbëlsirash varësen e tij dhe e hodhi përtej murit të “Big Brother”, si surprizë përvjetori për moderatoren Bora Zemani.(Lexo këtu)

Bashkëngjitur me këtë pjesë ai ka vendosur dhe momentin emocionues kur Bora ka hapur pakon. “Dashuria është në ajër”, ka shkruar Romeo krahas videos, duke etiketuar dhe moderatoren.

Për më tepër, Romeo i ka bërë “follow” nga Instagrami i Donaldit-Borës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *