Edi tregon çfarë ndodhi në prapaskenë mes Alvisës dhe Hysenit: E kapi me dhunë, unë e mbrojta…

Uncategorized

Alvisa dhe Hyseni janë dy personazhet më të komentuara në rrjet pas “Për’puthen Prime”. Një pjesë e madhe e konkurrentëve përfshi Arianin akuzuan Alvisën duke e quajtur mashtruese ndërkohë pas zbulimit të saj se gjithçka ka ndodhur nga frika dhe dhuna sistematike e shantazhet një pjesë e madhe i dolën krah ditëve në vijim përmes rrjeteve sociale.

Një prej të cilëve ka qenë Edi. Përmes një videoje ai ka zbuluar një episod që publiku nuk e kishte parë. Ai tha se ka qenë dëshmitar që Hyseni e ka kapur me dhunë në prapaskenë. ‘’Unë e kam mbrojt Alvisën kur e ka kap ai me dhunë në prapaskenë. Kur erdhi në fillim, sapo dolëm nga studio, ai e kapi me dhunë, përdori dhunë ndaj saj, e kapa e shtyva dhe i thash femra nuk preket. Hyseni e di vetë çfarë i kam bërë në prapaskenë. Kur e kapi Alvisën me forcë, ia hoqa dorën dhe me tha kush je ti, largohu. E kapa, e shtyva 3 metra tutje’’, tregon Edi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *