Fifi e di që Graniti ka të dashur jashtë, por ama puthjet e përqafimet nuk kanë të mbaruar brenda shtëpisë (video)

Uncategorized

Graniti ka treguar më herët gjatë qëndrimit në shtëpi se ka një lidhje të lënë pezull jashtë. Teksa bisedoi me Fifin ai tha se kishte bashkëjetuar me një vajzë, por aktualisht kishin një marrëdhënie të komplikuar. Spektaklin e së premtes, ai mori një letër prej saj, ku i thoshte se ishte lënduar nga sjellja e tij dhe Fifit.

Mirëpo, pavarësisht letrës, duket se dy banorët kanë vazhduar të njëjtën sjellje, duke treguar afrimitet mes tyre, më shumë se thjesht shokë. Ata vazhdimisht ngacmohen me njëri-tjetrin pavarësisht se kanë rënë dakord të jenë vetëm miq të mirë.
Pavarësisht gjithë kësaj, ish-futbollisti së fundmi ka marrë disa përqafime të njëpasnjëshme në qafë ndërsa vazhdoi t’i thoshte disa fjalë romantike.

“A je shpirti im, të kam shpirt”, kanë qenë fjalët e Canës drejtuar këngëtares nga Ferizaj.

Këto ditë, Fifi e ka këshilluar Granitit për ish-të dashurën e tij, duke i thënë vazhdimisht se duhet ta tregojë veten dhe të shfaqet në lojë si është në të vërtetë.

Fifi e di që Graniti ka të dashur jashtë, por ama puthjet e përqafimet nuk kanë të mbaruar brenda shtëpisë (video) – Online

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *