Italia Merr Rekórdin Kungullit Më Të Madh Të Botës Me Peshë 1.226 Kg

Uncategorized

Italia ka marrë dje stafetëne rekórdit botëror për kungullin më të rëndë në botë, duke kaluar pararendësin me më shumë se 30 kilogramë.

Superkungulli 1226 kg ishte rritur në fermën Agritalia, në Peccioli pranë Livornos.
Fermeri fitues, 39 vjeçari Stefano Cutrupi ka marrë edhe herë të tjera rekôrdin “Guinness” me produktet e tij.

Ai tha: “Është një kënaqësi e madhe. Prapa rezultatit qëndron një punë e madhe, studime e sakrífica. Shërbimet për një kungull të këtyre dimensíoneve zgjasin për 180 ditë të vitit, që prej mbjelljes në sezonin e marsit”.

“60 ditë nevojiten për strukturimin e bimës dhe pjesa tjetër për rritjen e kungullit me të cilin duhet të j/etosh çdo ditë, në çdo kusht atmosferik, duke ndërhyrë për ushqimin e tij dhe shtytjen në maksímum të potencįalit.”

Tanimë kungujt më të mëdhenj të kompeticionit italian do të dërgohen në Shtutgart të Gjermanisë, ku pritet të zhvillohet kampionat evropian i kungujve më të mëdhenj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *