Merret vendimi: Shqiptarët tashmë do udhëtojë pa viza drejt këtij shteti

Uncategorized

Shqiptarët do të kenë mundësi tashmë që të lëvizin lirisht pa viza drejt Arabisë Saudite.

Vendimi është marrë së fundmi nga qeveria.

Ndërkohë, për të gjithë shtetasit e huaj, edhe nga Arabia Saudite, në një vendim të mëparshëm të qeverisë për të favorizuar edhe turizmin, shtetasit e huaj nga Rusia, Arabi Saudite, Bjellorusia, Katari, Omani, Tailanda, Bahrejn dhe Kina, mund të udhëtojnë pa viza në Shqipëri.

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE, PËR HEQJEN E VIZAVE PËR MBAJTËSIT E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE, TË SHËRBIMIT DHE PRIVATE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe private, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.