Kjo video e rrallë e Bora Zemanit duke kënduar bashkë me Semin po bën namin në rrjet

Uncategorized

Shqipëria, Bora Zemani, është e njohur për punën që bën në moderimin e emisionit “Për’puthen” së fundmi, e disa emisioneve tjera të mëhershme.

Përceç kësaj, Bora u bë lajm në mediat rozë pas hyrjes së ish-të dashurit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP, Donald Veshaj, e po ashtu shoqes së saj të ngushtë, Semi Jaupaj.

Ishte afërsia e Donaldit me Semin që në fillim ngjalli dyshimet se ata dy mund të kishin diçka më shumë se shoqëri, madje Semi u kritikua për afërsinë me ish-të dashurin e shoqes së ngushtë.

Por hyrja e Borës në shtëpi dhe takimi me Semin, e më pas puthja me Donaldin, sqaroi gjithçka.

Se Bora dhe Semi janë shoqe të pandashme jashtë shtëpisë së Big Brother e dëshmojnë edhe postimet e tyre të shpeshta në rrjete sociale.

Madje, Bora dhe Semi kanë një video duke kënduar këngën “Stay” nga Rihana. Videoja është publikuar nga vetë Bora në vitin 2020, por që është realizuar kohë më parë. “Kërkimi në arkiva vazhdon”, kishte shkruar Bora në postimin e saj në Instagram.

Por, kjo nuk është paraqitja e saj e parë si këngëtare. Ajo në vitin 2009, kishte marrë pjesë në një festival muzikor.Po ashtu, ajo shpesh ka treguar talentin e saj në muzikë edhe në emisionet që i ka drejtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.