“Lëviz gjithmonë me sëpatë në dorë”/ Fqinjët flasin për 38-vjeçarin nga Levani, kërc.ënoi se do vr.iste të shoqen

Uncategorized

Një sherr mes 38-vjeçarit Saimir Mersini dhe gruas së tij në Levan, ka alarmuar të gjithë banorët dhe fqinjët e familjes. Mbrëmjen e djeshme, pas një sherri në sy të tri vajzave të mitura, 38-vjeçari kërcënoi se do të vriste më sëpatë të shoqen. Sipas dëshmisë së banorëve, dhënë për BW, gruaja ka dalë jashtë duke bërtitur dhe është rrëzuar në shkallët e pallatit.

Fqinjët shprehen se Saimiri tentuar të qëllojë me sëpatë gruan e tij. Ndërsa në kurriz ajo ka patur shenja të shkaktuara nga goditja me sende të forta. Sipas fqinjëve, kjo nuk është hera e parë që Saimiri ushtron dhunë ndaj gruas së tij. Pas sherrit, gruaja është dërguar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se autori i ngjarjes vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është kuruar disa herë në Spitalin psikiatrik në Vlorë, por ka dalë brenda një kohe të shkurtër nga aty. Një nga banorët tha se autori lëviz gjithmonë me sëpatë në dorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.