E la të fejuarën për famën! Sot në lidhje me Bora Zemanin; Zbulohet fejesa 4-vjeçare e Donald Veshajt…

Uncategorized

Aktori i humorit Donald Veshaj prej muajsh tahsmë përflitet për romancën e tij me prezantuesen Bora Zemani.

Por nëse prezantuesja është nënë e një djalit të vogël ardhur në jetë nga mmarrëdhënia e dashurisë me Dj Vin Velin, me të cilin u nda 2 vite më parë, për aktorin nuk dihej thuajse asgjë nga jeta e tij private, përpara se të bëhej i famshëm.

“MCN Albania” shkruan se aktori më herët ka qenë i dashuruar dhe i fejuar me një vajzë nga Durrësi, fejesë e cila ka zgjatur 4 vite.

Sipas burimeve të portalit, thuhet se shkak për prishjen e fejesës mes dy të dashuruarve ka qenë ambicia e vëllezërve për të qenë të famshëm e për t’u bërë pjesë e tregut mediatik.

“Të njëjtat burime shprehen se për shkak te synimeve për t’u bërë pjesë e tregut mediatik, Donald e Romeo ishin të detyruar për hir të strategjive të bënin skupe dashurie me të divorcuarat e shoëbiz-it shqiptar”, thuhet në videon e publikuar nga mcn radio.

Kujtojmë se Donaldi dhe vëllai i tij binjak Romeo rej kohësh janë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për romancat e tyre me prezantuesen Bora Zemani dhe këngëtaren Jonida Maliqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.