Një vajzë gjermane me kaçurrela yll e bukur/ Flet e dashura me të cilën jeton Kledi: Nuk jam xheloze

Uncategorized

Bashkëjetuesja e Kledit,Haula, vajzë gjermane, ishte e ftuar në një lidhje Skype te emisioni i Top Channel “Shqipëria Live”. Ajo sigurisht foli për marrëdhënien me Kledin, e se si e sheh futbollistin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Big Brother është diçka e re, është një eskperiment i ri. Natyrisht që ai është larg nga familja, nga njerzit e dashur. Një respekt i madh për mua që ka ecur aq mirë, është shumë i dashur.

Ajo u pyet se si është ndjerë kur ai ka masazhuar vajzat: Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është Kledi.

Prezantuesi e pyeti se si është ndjerë kur ai u përgjigj ‘No Comment’ për statusin e tij nëse është single apo në lidhje.

Ne kemi 6 vjet bashkë. Për mua është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private.Kujtojmë se Kledi u zgjodh spektaklin e djeshëm si i preferuari i banorëve dhe vendosi të luaj çift me Arjolën në një sfidë që u ka vendosur Vëllai i Madh.Ai komentohet si tepër pozitiv dhe i dashur prej tyre, por edhe nga shumica e publikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.