Vajzat ia thonë troç Sabianit: Na vjen keq po ne nuk na pëlqen Iliri fare

Uncategorized

Gjatë emisionit të djeshëm të Big Brother Vip, Fifi dhe Iliri kanë pasur një debat për sa i përket deklaratave që Iliri kishte bërë pak kohë më parë.

Ai kishte pyetur se cilit grup i përket Fifi, ndërsa këngëtarja ka reaguar e revoltuar ndaj kësaj fraze, duke thënë se nuk është me asnjë grup.

Ndërkohë, pas mbarimit të emisionit Fifi është ulur me Sabianin dhe ka folur për situatën e krijuar.

Pjesë nga biseda:

Fifi: Me kë grup është Fifi u bë pyetja mbas një jave
Sabiani: Po është e njëjta javë

Fifi: Jo mo bush, nuk ka qenë ajo atë ditë
Sabiani: Ishte ai muhabeti i Donaldit, ti e di shumë mirë…

Fifi: Edhe ty të tha shko pyete Fifin, me kë grup është Fifi
Sabiani: Po është e drejta e tij të thojë ca të dojë
Fifi: A nuk është e drejta ime të ndalem edhe ta shoh prej një këndvështrimi tjetër.

Ata kanë vazhduar bisedën, ndërsa iu është bashkuar edhe Semi. Sabiani ka thënë se Iliri nuk është djalë i keq, por Semi ka deklaruar se nuk e pëlqen aspak atë.“Më vjen shumë keq, por mua s’më pëlqen Iliri”, ka thënë Semi.

Megjithatë vajzat kanë thënë se Iliri nuk është njeri i keq, por nuk u pëlqen mënyra se si luan dhe çfarë thotë në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *