Shenja që konfirmojnë se muskujt e zemrës tuaj janë të dobët..!? Mos i Anashkaloni..!?

Uncategorized

Zemra është organi kryesor i trupit, dhe çdo dëmtim i saj ndikon në shëndetin e gjithë trupit. Nëse zemra juaj është e dobët, edhe ju jeni të dobët. Zemra ka muskuj që duhet të punojnë në mënyrë normale. Shmangia e toksinave dhe ushqimeve të dëmshme është një hap pozitiv që mund të bëni për të ruajtur shëndetin e zemrës.

Rol kryesor ka edhe dieta e pasur me vitamina, minerale dhe ushqime që përmbajnë anti-oksidant për të mbajtur një zemër dhe trup të shëndetshëm. Shenjat e sëmundjes së zemrës mund të jenë të fshehura dhe nuk vihen re, prandaj është e rëndësishme që të hetoni simptomat hershme dhe në mënyrë të vazhdueshme të minimizoni rrezikun.

Shkaqet e dobësimit të muskujve të zemrës mund të jenë të shumta, por më kryesoret janë: – Dieta e varfër, – Pirja e duhanit, – Gjenetika, – Infeksioni kronik, – Ankthi, – Depresioni, – Presioni i lartë i gjakut, – Diabeti, Mbipesha, – Stresi kronik, – Toksinat, – Mungesa e ushtrimit, – Terapitë me rrezatim,

Ja shenjat që tregojnë se muskujt e zemrës tuaj janë të dobët: – Vështirësi në frymëmarrje dhe gulcim. – Ndjesia vazhdimisht e lodhjes dhe pamundësia për të qenë aktiv dhe i qëndrueshëm, – Fryrje e këmbëve, kyçeve dhe kërcinjëve.

– Dhimbje të këmbëve gjatë ecjes. – Mpirje të krahëve. – Çrregullim të rrahjeve të zemrës (aritmi). – Dhimbje gjoksi. – Kollë kronike, gëlbazë e bardhë ose e kuqe. – Rritja e urinimit gjatë natës dhe fryrje e barkut. –Përqëndrim i dobët. – Rritja e papritur e peshës. – Oreks i dobët dhe vjellje. – Marramendje dhe turbullim në shikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *