Kjo është familja shqiptare që u shua ne aksident tragjik

Uncategorized

Një familje shqiptare pothuajse është shuar në një aksident tragjik që ka ndodhur dje në zonën e Lamias, në Greqi. Makina tip “BMW” me të cilën ata po udhëtonin, është përplasur me një trailer që tranportonte naftë dhe është shkatërruar e gjitha.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, ka ndërruar jetë babai, nëna dhe vajza e tyre 22 vjeçe. I vetmi i mbijetuar është djali i familjes, një 17 vjeçar që po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Lamias. Fatmirësisht, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat greke publikojnë pamjet e aksidentit që janë vërtet të rënda, ndërsa ka dalë dhe foto e familjes që u aksidentua. Emrat e tyre nuk bëhen ende të ditur. Kryetari i fshatit të Koromilia, Dimitris Giataganas, ka thënë se asfalti në këtë zonë është i vjetër dhe me reshjet e para, ai bëhet i rrezikshëm.

“… për dekada nuk ka pasur asnjë aksident trafiku në këtë rrugë dhe brenda 1.5-2 vitesh kemi numëruar të paktën tetë prej të cilëve dy me v d e kje. Ne që e përdorim çdo ditë, sidomos në ditë të tilla (me shi) bëjmë kryqin që të mos na vijë ndonjë kamion ose të rrëshqasim nga rruga…”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.