







Një 11 vjeçare ka arritur t’i shpëtojë rrëzimit të një avioni të vogël, ndërsa të gjithë pasagjerët e tjerë gjetën vdekjen si pasojë e përplasjes. Ngjarja ndodhi në SHBA, ndërsa e mitura e identifikuar si Lanej mori plagë serioze dhe u shtrua menjëherë në spital.
Avioni i vogël u nis nga Miçigan dhe u përplas 15 minuta më vonë në ishullin Bivër. Si pasojë e përplasjes gjetën vdekjen 4 vetë, 3 pasagjerë dhe piloti. Mes viktimave ishte dhe babai i 11 vjeçares, Majku.
Kristina, nëna e 11 vjeçares, tregoi për abc news, se kujtimi i fundit që kishte patur e bija ishte momenti kur babai i saj e kishte marrë dhe mbështjellë në trupin e tij.








“Neve na është thyer zemra për humbjen e tim shoqi… ai mbështolli me trupin e tij vajzën. Lutjet tona janë po ashtu dhe me shpirtrat e tjerë që i humbëm në aksident”
Ndërkohë 11 vjeçarja mrekullisht kishte qenë e ndërgjegjshme në momentin kur kanë ardhur zjarrfikësit, policia e ndihma e shpejtë. Ajo ka mundur t’u tregojë këtyre të fundit emrin e nënës dhe numrin e saj të celularit. 11 vjeçarja kishte thyer një sërë kockash, por mrekullisht, do të mund të shërohet nga të gjitha lëndimet e marra pasi jeta nuk i rrezikohet.
Babai i të miturës punonte si agjent shitjesh dhe veprimi i fundit që bëri, me gjasa i shpëtoi jetën 11 vjeçares.
I prekur thellë nga kjo tragjedi, komuniteti arriti të mbledhë në donacione një shumë prej 53 mijë dollarësh për të ndihmuar familjen e vajzës 11 vjeçare







