







Ai është pyetur nga moderatorja, Arbana Osmani. Gjatë transmetimit live, ajo e ka pyetur se a është praktikues i fesë. Donald Veshaj tha se ka fal namaz më parë ndoshta dy herë ndërsa në shtëpi u shtye nga Sabiani. “Sabiani ishte ai i cili më ndihmoj sepse nuk është se i dija lutjet megjithatë u ndjeva shumë mirë”, tha Donaldi. Ndërkohë, Arbana Osmani e vlerësoi këtë veprim të djemve në Big Brother duke shtuar se programi shfaq edhe tolerancën fetare.







